Kosova aderon në Konventën së Stambollit në Organizatën Botërore të Doganave

by Merita

Republika e Kosovës ka aderuar në Konventën e Stambollit në Organizatën Botërore të Doganave me seli në Bruksel, duke u bërë si shteti më i ri anëtarë i kësaj Konvente.

Dorëzimi zyrtarë i instrumentit të anëtarësimit në Konventën për Pranim të Përkohshëm, u bë nga Udhëheqësi i Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, Ambasadori Agron Bajrami dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, përderisa nënshkrimi i saj ishte bërë nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz.

banner

Me rastin e aderimit të vendit tonë në këtë Konventë të rëndësishme, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave (OBD), z. Ian Saunders, e ka përgëzuar Kosovën për aderimin në Konventën e Stambollit dhe përkushtimin e saj për zbatimin e procedurave doganore që promovojnë lehtësimin dhe sigurinë e tregtisë.

E miratuar në vitin 1990, Konventa e Stambollit thjeshton pranimin e përkohshëm të mallrave përtej kufijve, përderisa OBD luan një rol kyç në mbikëqyrjen e zbatimit të konventës dhe ofrimin e udhëzimeve për vendet anëtare.

Që nga anëtarësimi i saj në OBD, Kosova ka përmbushur standardet ndërkombëtare duke aderuar në Konventa të tjera të rëndësishme tregtare.

Si anëtari i 81-të i Konventës së Stambollit, Kosova i bashkohet një numri në rritje të vendeve që përfitojnë nga procedurat doganore të thjeshtuara për importet e përkohshme.

Ky anëtarësim do të përmirësojë përpjekjet e Kosovës për lehtësimin e tregtisë, do të tërheqë investime të huaja dhe do të forcojë integrimin e saj në ekonominë globale, duke mbështetur kështu rritjen e qëndrueshme ekonomike.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy