Abdixhiku | Kurti e ka pranuar marrëveshjen më të keqe “Marrëveshjen e Ohrit” të cilen kurrë nuk e kisha pranuar!

by engel

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka qenë musafirë në emisionin politik Kallxo.com të cilen e drejton Jeta Xharra ka ka dhënë shumë përgjigje në pyetjet e parashtruara. Ndër të tjera, në këtë intervistë është folur edhe për situatën në veri dhe për mënyren se si ai do të ishte sjellur në këtë situatë po të kishte qenë Kryeministër.

Sipas Abdixhikut, një lider duhet të di si të thotë ‘Po’ dhe si ‘Jo’ ndaj kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare – si në rastin kërkesave të tyre ndaj veprimeve të kryeminsitrit Albin Kurti në veri të vendit.

banner

“Unë duhet të besoj që duhet të dijsh kur të thuash po, e duhet të dijsh kur thua jo. E që është më e rëndësishmja duhet të dijsh si të thuash jo. E mbi të diturit se si të thuash ji, është të jesh i sinqertë me aleatët. Pra mos ti mashtrosh”- tha Abdixhiku, i pyetur në emisionin “KallxoPërnime”, se si do të ballafaqonte kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për çështjet në veri.

Abdixhiku tha se në pjesën më të të politikës së pas-pavarësisë Kosov ka pasur klasë politike që kryesisht kanë ditur të thonë ‘Po’. Ndërsa në pjesën e tanishme, sipas tij, Kosova e ka një klasë politike që ka mashtruar për të thënë ‘Po’, e ka përfunduar duke thënë ‘Jo’.Sipas kreut të LDK-së, Kurti e ka pranuar marrëveshjen më të keqe që ka Kosova në historinë e saj, Marrëveshjen e Ohrit.“Absolutisht unë nuk e kisha prnauar, as se pranoj sot, as nesër. Marrëveshja e Ohrit është marrëveshje e dëmshme për Republikën e Kosovës”- tha Kurti më 21.09.2024.Abdixhiku thotë se Marrëveshja e Ohrit e ka tejkaluar edhe Pakon e Ahtisaarit.

“Kompetencat e vetëmenaxhimit është e drejtë autonome për serbët në Kosovë. Vetëmenaxhimi është e shtuar prej kësaj marrëveshje. Dialogu është kthy në pikën zero. Është bërë një marrëveshje e re që parasheh autonomi territoriale për serbët e Kosovës. Kështu po thotë Qeveria vetë”- thotë ai.Po të ishte kryeministër, Abdixhiku thotë se do te hudhte poshtë “autonominë e Kurtit”, edhe dokumentin e draft-statutit edhe Marrëveshjen e Ohrit.Ndërsa në pyetjen se çka nëse thonë amerikanët merre përgjegjësinë se e ka nënshkruar Qeveria këtë marrëveshje, Abdixhiku thotë se do të do ta dërgonte në Gjykatë Kushtetuese së bashku me komentet.Sipas tij, ajo çfarë ka ndodhur me Qeverinë e tanishme është që ka refuzuar të marrë autorësi mbi Asociacionin.

“Pra thotë unë jam Qeveri e Kosovës, unë dua të shkruaj një Asociacion brenda Kushtetutës së Kosovës që nuk ma shkelë as Kushtetutën , as integritetin territorial, as sovranitetin territorial. Një kërkesë që amerikanët e kanë pasur ndaj neve për dy vite të plota. Pas gjashtë muajve të parë të kësaj Qeverie deri ne dy vitshin e parë të kësaj Qeverie, plus gjashtë muaj, kemi pasur kërkesa amerikane: “Ju lutem shkruani draft-statutin e Asociacionit”- tha Abdixhiku.Më 18.03.2023 ishte arritur Marrëveshja e Ohrit, që është aneksi i Marrëveshjes bazë të datës 27.02.2023 e nënshkruar në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.Marrëveshja e Ohrit përmban afatet e zbatimit të Marrëveshjes bazë, e njohur si ‘Plani Franko-Gjerman’ për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy