Shpërdorimi i detyrës e fshehje e pasurisë, SPAK çon në GJKKO dosjen e Jorgo Goros

by Nexhat

SPAK ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe ka dërguar çështjen e tij në GJKKO.

Mbi Goron rëndojnë akuzat e mos-deklarimit dhe fshehjes së pasurisë, kjo pasi hetimet kanë provuar se ish-titullari i bashkisë Himarë, në bashkëpunim me Drejtorin e DMMT-së në këtë qytet, kanë dërguar një shkresë për regjistrim pasurie me të dhëna të rreme pranë ZVRPP-së në Vlorë.

banner

Bashkëngjitur shkresës, ndodhej dokumentacion i cili qartazi përmbante të dhëna të rreme, në një kohë që pranë kësaj Bashkie, ky dokumentacion ndodhej i mirë administruar dhe me të dhëna autentike të pasurisë së ndarë me ligjin Nr. 7501, në favor të shtetasit F. M.

Në lidhje me episodin e dytë, nga hetimi rezultoi plotësisht i provuar fakti se Goro dhe Bilbil Aliaj, ish Drejtor i ZVRPP-së, në bashkëpunim kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të një prone, krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor.

Kësaj pasurie i kanë dhënë një numër të ri të pabazuar në asnjë të dhënë fakti dhe krejtësisht në kapërcim të kompetencave që u njeh ligji.

Gjithashtu nga hetimi penal rezultoi se në pasurinë e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe totale 81.41 m2, me adresë në Tiranë, aktualisht e regjistruar në pronësi të shtetasit G. S., i pandehuri Jorgo Goro është pronar faktik duke patur mbi të, të drejta dhe interesa pasurore.

Nga ana tjetër, referuar Deklaratave të Interesave Private të vitit 2020 dhe në vijim, përpiluar dhe nënshkruar nga i pandehuri Jorgo Goro, nuk ekziston asnjë gjurmë e deklarimit të interesave të tij apo familjarëve mbi këtë pasuri, shpenzime të mundshme për porositjen ose blerjen e tij, të drejta posedimi apo pronësie mbi të

Për këtë shkak, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, pasuria në fjalë është vendosur nën sekuestro preventive./euronewsalbania/

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy