BDI: Kumtesat e VLEN-it kundër BDI-së i shkruan OBRM-PDUKM-ja

by Nexhat

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media ka reaguar sot ndaj koalicionit VLEN se kumtesat e tyre kundër BDI-se po i shkruan OBRM-PDUKM.

Arsye për këtë është bërë një kumtesë ku siç thonë nga BDI është lëshuar nga VLEN mirëpo në fund të saj shkruan “Përkthejeni në shqip”, që do të thotë se autori i kumtesave nuk është shqiptar

banner

Reagimi i plotë:

Sot, servilët politik shqiptarë, të cilat kanë hyrë në qeveri përmes mbështetjes së partive maqedonase, kanë lëshuar një deklaratë të pabazuar kundër BDI-së dhe liderit tonë, Ali Ahmeti. Ajo që është më shqetësuese është një gabim në fund të kësaj deklarate, ku është lënë fjalia “përkthejeni në shqip”, duke zbuluar se këto deklarata janë shkruar nga padronët e tyre maqedonas, OBRM-PDUKM, dhe më pas u janë dorëzuar atyre

Ky fakt tregon qartë se këto subjekte nuk përfaqësojnë interesat e popullit shqiptar, por janë vegla në shërbim të interesave të tjera. Me këtë akt të turpshëm, ato kanë treguar hapur se nuk kanë pavarësi politike dhe po përdoren për të sulmuar interesat e shqiptarëve dhe për të njollosur vlerat e UÇK-së dhe BDI-së.

BDI-ja dënon fuqishëm këtë manipulim politik dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos tolerojnë këtë tradhti të hapur. Populli shqiptar meriton përfaqësim dinjitoz dhe të sinqertë, jo aktorë politikë që ndjekin skenarë të huaj.

BDI dhe Ali Ahmeti do të vazhdojnë të mbrojnë interesat e shqiptarëve, me transparencë dhe dinjitet, si gjithmonë. Ne mbetemi të palëkundur në angazhimin tonë për të çuar përpara agjendën shqiptare në këtë vend

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy