Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj teksa foli për situatën në Kosovë dhe veprimet e Kurtit në Veri tha se e ardhmja e Kosovës ndodhet në rrezik dhe në këtë kuadër opozita dhe qeveria duhet të koordinojnë veprimet.
Gjatë intervistës për “Ballkan Update”, në Abc Hoxhaj foli edhe për mocionin e mosbesimit ndërsa shtoi se opozita nuk i ka numrat për të ndërmarrë një hap të tillë ndaj qeverisë së Albin Kurtit.
“E ardhmja e Kosovës jete në rrezik. Integriteti territorial është në pikëpyetje, nuk mendoj që deklarata të tilla opozitare për të bërë gjoja opozitë që të kemi një mocion mosbesimi i shërben interesit nacional. Nuk i kemi numrat . Mos të luajmë rolin e një demokracie formale. Por opozita duhet të jetë serioze se si ta detyrojë qeverinë që këtë planin për shtensionim, që është projekt evropian, ta ketë përpara se si ta tejkalojmë gjendjen.”, tha ai.
Ai thotë se Kosva duhet të ndërmarrë hapa për të koordinuar veprimet me partnerët ndërkombëtarë për të tejkaluar situatën në veri.
“Opozita do duhet të kërkojë unitet me Kurtin. Të kërkojë bashkëveprime, që kryeministri të jetë i përgjegjshëm dhe në nivel të detyrës. Kjo mund të ndodhë nëse Kosova koordinohet me partnerët amerikanë dhe evropianë për ta zbatuar marrëveshjes, që Kurti e ka arritur në Bruksel dhe3 mandej ia dha miratimin në Ohër për planin për veprime. Ne kemi një situatë serioze në veri të vendit, sepse atje po krijohet një vakum. Çdo hap tjetër që ka ndjek Kurti pa u koordinuar nga ndërkombëtarët, kanë prodhuar një rezultate krejt të kundërta. Opozita dhe qeveria duhet të jenë bashkë se si të kalohet kjo gjendje.”, tha ai.
“Unë nuk mendoj se këtu shqetësimi se kush mund të jetë në Prishtinë në pushtetin lokal apo qendror, Shqetësimi është se si t’i mbrojmë interesat nacionale të Kosovës”, u shpreh Hoxhaj.