Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka njoftuar se ka një rritje të numrit të mashtrimeve të kryera nëpërmjet internetit.
Përmes një njoftimi publik, thuhet se vetëm kohëve të fundit, janë raportuar gjashtë raste të mashtrimit të kësaj natyre, në të cilat raste qytetarët janë mashturar me shuma të konsiderueshme të parave
Njëherit, kanë bërë të ditur se tashmë po merren të gjitha masat për parandalimin e rasteve të ngjashme, përfshirë edhe identifkimin dhe kapjen e autorëve për rastet lartëcekura.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ngre shqetësimin se ka një rritje të numrit të mashtrimeve të kryera nëpërmjet internetit ku kohëve të fundi kemi të raportuar gjashtë raste të mashtrimit të kësaj natyre në të cilat raste qytetarët janë mashtruar me shuma të konsiderueshme të parave. Me këtë rast informon qytetarët dhe subjektet private se nga Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, po merren të gjitha masat për parandalimin e rasteve të ngjashme por edhe identifikimin dhe kapjen e autorëve për rastet e ndodhura”, thuhet në postimin e Policisë
Tuje, Policia ka bërë apel tek qytetarët, subjektet afartise që të bëjnë kujdes sa i përket ekspozimit të dhënave të tyre personale bankare.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren bënë apel tek qytetarët, subjektet afariste të bëjnë kujdes sa i përket ekspozimit të dhënave të tyre personale e bankare në mjediset e jetës së përditshme, por edhe kur merrni kërkesa të ndryshme gjatë periudhës që ndodheni duke kërkuar në internet të mos bini pre nga mashtrime të ndryshme të cilët kanë qëllim vjedhjen apo manipulimin e fondeve tuaja nga llogari bankare dhe formave të tjera. Në rast se merrni kërkesa për kryerjen e pagesave në llogari bankare të ndryshme, duhet të verifikoni paraprakisht me mjete të tjera komunikimi nëse llogaria i përket vërtetë personit tek i cili dëshironi të bëhet destinimi”, thuhet tutje në njoftim.
Ndër të tjerash, Policia ka bërë të ditur se duhet të kenë kujdes edhe gjatë dhënies së kodeve të hyrjes për llogaritë personale në rrjetet sociale.