“Kam të drejtë të zgjedh uniformën fetare” – nxënësja nga Peja përmes një letre kishte njoftuar drejtorinë e shkollës për vendimin për të bartur shaminë

by Nexhat

Një nxënëse nga Gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë, e cila është pezulluar për shkak të bartjes së shamisë, paraprakisht i kishte dërguar një letër drejtuar institucioneve arsimore, duke kërkuar të drejtën e saj për të vijuar mësimin pa u detyruar të heqë shaminë.

Letra e saj e cila është publikuar nga “Peja në Fokus”, vjen pas vendimit të shkollës për ta pezulluar nga procesi mësimor, për shkak të zbatimit të rregullave të brendshme që ndalojnë mbulesat fetare brenda institucioneve arsimore publike.

banner

Në letrën e saj, nxënësja A.D ka shprehur se dëshiron “të marrë vendim të lirë për veshjen e uniformës fetare,” duke argumentuar se kjo është pjesë e të drejtave të saj kushtetuese.

Ajo argumenton se mbulesa fetare është e ligjshme në hapësirat publike dhe në institucionet arsimore, duke iu referuar Kushtetutës dhe deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për liritë fetare.

“Veshja e uniformës fetare në ligjin për mbulesën është e mbrojtur ligjërisht në institucionet publike,” shkruan ajo në letrën e saj.

Nxënësja A.D thekson gjithashtu se sipas nenit 55 të Kushtetutës së Kosovës, liritë dhe të drejtat kushtetuese mund të kufizohen vetëm përmes ligjeve dhe jo përmes udhëzimeve administrative.

Në letër, nxënësja shpreh bindjen se ka të drejtë të zgjedhë mënyrën e saj të veshjes, duke theksuar se ky vendim është pjesë e lirisë së saj të zgjedhjes dhe të shprehjes. “Unë kam mbushur 18 vjet dhe jam e vetëdijshme për vendimin që do të marrë,” shkruan ajo, duke treguar se nuk ka bërë asnjë dëm dhe dëshiron vetëm të arsimohet si çdo nxënës tjetër.

Nxënësja përfundon letrën me një thirrje për respektimin e diversitetit dhe lirisë së zgjedhjes në një shoqëri demokratike.

Ky rast ka nxitur debate në opinionin publik për çështjen e lirisë fetare në institucionet arsimore

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy