Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestojnë kundër shkeljes së të drejtave nga Serbia

by Nexhat

Ka nisur tashmë protesta e shqiptarëve në Preshevë, me moton “Për identitet dhe dinjitet”.

Shqiptarët në Luginë po protestojnë kundër shkeljeve të të drejtave të tyre nga Serbia

banner

Ata po kërkojnë njohjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe si dhe njohjen e diplomave të lëshuara nga Kosova

Në mesin e protestuesve janë kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kryetari i Këshillit Nacional, Nevzad Lutfiu për televizionin publik ka thënë se protestat do të vazhdojnë, ndërkohë janë kërkesat e njëjta.

“Ndalja e menjëhershme e pasivizimit të adresave tendencë e hapur për spastrim etnik, njohja e diplomave të të gjithë të rinjve të Preshevës të cilët i kanë përfunduar studimet në Kosovë, punësimi i kuadrove në institucionet shtetërore dhe një varg të drejtash të cilat na mohohen si komunitet shqiptar”, tha ai

Kjo është protesta e dytë, pas asaj e cila u mbajt më 12 gusht.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy