Edi Rama takon Erdogan: Turqia dhe Shqipëria do të vijojnë të forcojnë lidhjet në të gjitha fushat

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi dje një takim në New York, me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin diskutoi mbi lidhjet dypalëshe si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Rama dhe Erdogan diskutuan të dielën lidhjet dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu

banner

Takimi me dyer të mbyllura në Turkevi (Shtëpia Turke), qendrën diplomatike turke në New York, u realizua në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (UNGA) në metropolin amerikan.

Sipas agjencisë zyrtare turke të lajmeve Anadolu Agency (AA), Erdoğan ka deklaruar se përpjekjet do të vazhdojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat.

Presidenti turk ka theksuar se “masakrat” e kryera nga Izraeli në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, dëmtojnë paqen rajonale dhe globale.

Ai deklaroi se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar tani duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy