Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kundërshtuar planin e kryeministrit Edi Rama për Krijimin e një Shteti Sovran Bektashi në Tiranë. Sipas tij kjo iniciativë e Ramës ka qëllim elektoral.
“Hodhi idenë e Urdhrit Bektashti, në prag të zgjedhjeve, në mënyrë të njëanshme, të pakosnuluar, të paqartë”, tha Meta.
“Cdo përpjekje politike dhe dipolmatike për të promovuar një nga vlerat tona kombëtare, tolerance fetare por edhe për ta ideuar Shqipërinë se qendër botërore e bektashizmit ëhstë e mirëpritur por kurrësi, ajo jo vetëm nuk mund të keqpërdoret në funksion të axhendave elektorale të momentit. Deviza bektashiane pa atdhe nuk ka fe, është një amanet që duhet ta ruajm si sytë e ballit”, shtoi ai.