Krijimi i shtetit Bektashi brenda Shqipërisë, Rama: Thesar për paqen dhe tolerancën fetare

by Nexhat

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shkruar sërish mbi projektin në krijimin e një shteti Bektashi duke pasur sovranitetin e tyre brenda Shqipërisë.

Pas fjalës që mbajti dje në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Rama ka theksuar edhe sot se Urdhri Bektashi është një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit “si një entitet shpirtëror sovran në kryeqytetin tonë Tiranë”

banner

Duke iu referuar librit “Historia dhe Kultura e Urdhrit Bektashi në Ballkan” të studiuesit të njohur kanadez Robert Elsie (1950-2017), i cili ishte i specializuar mbi literaturën shqiptare dhe folklorin shqiptar, Rama shkruan se prej këtij libri çdokush mund të mësojë “më shumë për historinë dhe kulturën unike  të Urdhrit Bekatashi”.

Një libër i jashtëzakonshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet shpirtëror sovran në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Selia Botërore e Bektashinjve është themeluar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, shkruan Rama në rrjetin X

Ndërkaq, ditën e djeshme në fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara të Amerikës, Rama tha se Shqipëria ishte e gatshme që të transformonte Urdhrin Botëror Bektashi në “një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar”, të ngjashëm me Vatikanin.

Ideja për krijimin e shtetit Bektashi u paralajmërua më herët nga Rama në një intervistë për prestigjiozen amerikane “New York Times”, ku sipas Ramës qëllimi i këtij mikroshteti ishte promovimi i një Islami tolerant.

Edi Rama/A remarkable book for anyone interested in learning more about the unique history and culture of the Bektashi Order, a treasure that Albania should offer in the service of peace, tolerance, and humanism as a sovereign spiritual entity in our capital Tirana, where the Bektashi World Headquarters has long been established and then revived from the ashes of the atheistic communist dictatorship🙏🇦🇱

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy