“Ia kam marr inati kryetarit të PDK-së” / Dardan Molliqaj tregon arsyen

by informim

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë se kryetari i Mitrovicës së Veriut nuk është betuar në objektin e komunës dhe as nuk shkon në punë aty.

Në emisionin Pressing të T7, Molliaj ka thënë se kryeministri Kurti “ka mashtruar me veprimet në Veri”.

”Sa që jam gëzu, ia kam marrë inatin kryetarit të PDK-së. Kosova për më shumë se 2 javë është mashtru nga kjo Qeveri, dhe ai e kish ditë dhe mirë që tregojë tash. Betimi i kryetarit nuk ka ndodhur në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut, e as nuk shkon në punë aty”, ka thënë Moliqaj.

Më tutje, Molliqaj ka deklaruar se Kurti ka qëllim ”që të shihet si politikan rezistent”.

”Për bindjen tonë gjithë ky veprim ka për synim me ruajtë petkun e politikanit rezistent ose politikanit pakompromis të Albin Kurtit. Ajo që do të ndodh tutje është themelimi i Asociacionit. Kosovës vetëm një gjë do t’i servohet”, ka thënë Molliqaj.

Kryetari i PSD-së, ka deklaruar se “në këto dy javë ka ndodhur një mashtrim i madh”

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy