BDI: Dënojmë vendimin e MASH për të zëvendësuar me maqedonas përfaqësuesit shqiptarë në komisione të ndryshme

by Nexhat

Nga BDI kanë reaguar ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pas, siç zëvendësimin e shqiptarëve me maqedonas në disa komisione në MASH. BDI këtë e quan “akt të qartë të diskriminimit etnik”.

Nga BDI thonë se kjo është “goditje e rëndë për barazinë dhe përfaqësimin e drejtë të komunitetit tonë në institucionet shtetërore”

“Me shqetësim të madh, ne në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) dënojmë vendimin e fundit të Ministrit të Arsimit për të zëvendësuar përfaqësuesit shqiptarë në komisione të ndryshme me përfaqësues maqedonas. Ky veprim është një shenjë e qartë e diskriminimit etnik dhe përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat kyçe të vendimmarrjes.

Ja disa nga zëvendësimet e fundit që reflektojnë këtë praktikë diskriminuese: Xhemile Idrizi u zëvendësua me Keti Kostovska, Xhuliana Zairi u zëvendësua me Georgi Pandeliev Sokol Ahmeti u zëvendësua me Verica Paunovska, Laura Cana u zëvendësua me Slavica Mircevska, Liridona Bushi u zëvendësua me Daniela Graorska, Sadete Ramadani u zëvendësua me Biljana Trajkovska, Nuran Kadriu u zëvendësua me Anastasia Trajkovska, Abaz Fetishi u zëvendësua me Rajne Velinovska”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BDI-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023