Sali Berisha: Ideja e Ramës për krijimin e Shtetit Bektashi në Tiranë, për interesa të Beogradit

by Nexhat

Një precedent të rrezikshëm që çon në ndasi fetare e ka quajtur kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha idenë e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një entiteti sovran të Urdhrit Bektashi.

 “Bektashinjtë nuk janë një urdhër i veçantë, por janë sekt i besimit mysliman. Bektashinjtë meritojnë kryegjyshatën e botës se kanë të fituar, por kjo nuk nënkupton kurrë shtet islamik. Ai synoi të luajë letrën e fundit të armiqësisë fetare”, tha Berisha.

Ai shkoi dhe më tej kur tha se kjo ide ka lindur në  në Beograd.

“E bëri këtë i shtyrë siç thuhet rëndomë nga Beogradi dhe për interesa të Beogradit të mbjellësh farën e ndasive fetare”, tha Berisha.

Për herë të parë ideja e krijimit të një shteti të pavarur bektashi në Tiranë, u prezantua  nga kryeministri Edi Rama në një intervistë për “New York Times”. Të shumtë kanë qenë aktorë të ndryshëm të shoqërisë që janë  pozicionuar kundër idesë së krijimit të një shteti sovran të bektashinjve në Tiranë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023