Ramadani: Me bllokimin e rrugëve në veri, Policia, po tregon se kontrabandimi është tepër i madh!

by Nexhat

Dje, policia, ka vendosur pengesa të pjesshme tek ‘Ura e Bërnjakut’ për të parandaluar kontrabandimin e mallrave.

Por, pasditen e sotme priten të vendosen edhe pengesa të tjera në rrugët ku ekziston mundësia për kontrabandë.

Lajmin e ka konfirmuar Zv/drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani .

“Janë mbi 60 rrugëve ilegale që janë përdorë për kalimin e kontrabandës së mallrave. Mbi 25 rrugë i kemi bllokuar, kështu që do të vazhdojmë punën tonë në kuadër të veprimit sipas ligjit e që në atë zonë kemi të bëjmë më shumë me kontrabandë me mallra. Nuk do të paraqesë vështirësi për qytetarët që të lëvizin me vetura të vogla pasi nuk është pikë kalim zyrtar por konsiderojmë në mas të madhe në parandalimin e veprave penale që kanë të bëjnë me kontrabandimin e mallrave”, tha Elshani.

Në lidhje me këto pengesa që pritet të vendosen ka folur eksperti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani.

Ramadani tha bllokimi i pjesshëm i rrugëve për të penguar kontrabandën duhet të vlerësohet në përputhje me proporcionin midis sasisë së kontrabandimit dhe kapaciteteve policore.

Ai tha se me bllokimin e rrugëve, Policia, po tregon se kontrabandimi është tepër i madh.

“Bllokimi i pjesshëm i rrugëve për të penguar kontrabandën duhet të vlerësohet në përputhje me proporcionin midis sasisë së kontrabandimit dhe kapaciteteve policore. Përtej çështjes se si do të perceptohet kjo te popullata, unë besoj se Policia (duke bërë këtë) po tregon se kontrabandimi është tepër i madh.Rrjedhimisht, i bjen që kontrabanda është shumë më e madhe sesa kapaciteti policor për ta ndaluar atë pa bllokime të pjesshme” deklaroi Ramadani për “Gazeta Blic”

Ramadani tha se me veprimet e fundit të Policisë po mohohet retorika politike se kontrabanda në veri ka marrë fund.

“Gjatë këtyre viteve të fundit, çdo ditë kemi dëgjuar se kontrabanda dhe kriminaliteti në veri ka marrë fund.Po besoj që Policia është duke e mohuar krejt retorikën politike” tha Ramadani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023