Salianji në konferencë: Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me një vit burg, u shpreh se urdhrin e dha ish-ministri Fatmir Xhafaj.

“Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës”, tha Salianji, teksa pritet zbatimi i vendimit të gjykatës për burgosjen e tij

“Sot unë jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Ramës. Rama, a e paralajmëroi vendimin në seancë? Pse Rama u detyrua të komentonte një vendim gjyqësor? Në çdo deklarim të mëparshëm ka thënë nuk komentoj vendimet. Çfarë e detyroi të shkelte standardin? Që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësor? Kënaqësinë e mori, ndalimin për kandidimin për deputet e arriti”, theksoi Salianji

“Në 15 maj 2018, dola në këtë foltore me Bardhin e Alibeajn dhe publikuam vendimin në Itali për dënimin e vëllait të Xhafajt. Pas këtij publikimi, si Agron Xhafaj, ashtu edhe vëllai i tij ministër, nuk patën asnjë reagim për tre ditë resht duke u fshehur. Krimi im është që kam denoncuar me emër këdo që i ka rënë në qafë qytetarëve”, shtoi më tej deputeti demokrat

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023