Takimi në Nju Jork me Kurtin, Lajçak : U pajtuam se zbatimi i shpejtë i marrëveshjes s’ka alternativë

by Nexhat

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak në platformën “X”, ka shkruar se në këtë takim është diskutuar për rrugën përpara, drejt normalizimit.

“Ne ramë dakord se nuk ka alternativë përveç zbatimit të shpejtë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak.

Për takimin e zhvilluar në New York, ka njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Zyra e Kryeministrit njofton se kryeministri Albin Kurti i ka thënë ndihmëssekretarit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, se Kosova është e përkushtuar në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

“Kryeministri Kurti gjithashtu nënvizoi përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë”, bëhet e ditur në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023