Qytetarët thonë se çmimet janë të papërballueshme, krahasuar me pagat

by Merita

Statistikat e ASK-së po tregojnë për rritje të çmimeve të produkteve të konsumit.

Qytetarët vazhdojnë ta ndiejnë shtrenjtimin dhe i konsiderojnë çmimet të papërballueshme, sidomos duke i krahasuar me pagat. Madje, ekonomistët thonë se ngritja e çmimeve po rrezikon mbylljen e shumë bizneseve.

Rritja e çmimeve të konsumit po vazhdon të jetë shqetësimi kryesor i qytetarëve. Sipas tyre, çmimet e larta të artikujve, krahasuar me pagat, e bëjnë të papërballueshme jetesën.

“Krahasuar me standardin, çmimet janë tepër të rritura, nuk e di ne si popull qysh po mundemi me mbijetua”,thotë një qytetar.

“Çmimet janë rritur gjithkund, në secilin market”, thotë qytetari tjetër .

“Për nja 20% a ma shumë janë rritë më shumë se vitin e kaluar, për standardet tona janë të larta këto çmime”, thotë qytetari

Njohësi i ekonomisë, Hysen Sogojeva, tha se çmimet e ngritura po rrezikojnë mbylljen e shume bizneseve.

“Produktet bazë janë rritur për afro 40%, tash kur kemi këtë rritje, edhe bizneset duhet me realizua këtë rritje në shitje, kështu ku po mbetet klientela”, tha Sogojeva.

Edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se çmimet e konsumit kanë shënuar rritje prej 1.4 për qind krahasuar me muajin gusht të vitit 2023.

Kjo kryesisht sipas ASK-së, është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të pemëve, biletave të fluturimeve, lëndëve djegëse të ngurta, ujit mineral, bukës, drithërave, dhe disa produkteve te tjera ushqimore./RTK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023