Sveçla tha se s’di detaje për kontratën 15 milionëshe, Bajrami: Ministri nënshkroi, ia dha 5 mln euro më shumë një kompanie

by Nexhat

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Qeveria nuk po mundet ta fsheh “korrupsionin me tenderat sekret”, duke marrë shkas nga një deklaratë e fundit e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se nuk di detaje pë tender 15 milionë euro në dikasterin që ai udhëheq.

Bajrami thotë se MPB-ja negocioi vetë me kompaninë ‘Infosoft Systems’, të cilës ia dha 5 milionë euro më shumë sesa shuma që diskutohej në procedurë të hapur.

“As Rusia as Serbia, e as bombat atomike nuk mjaftojnë për ta fshehur korrupsionin me tenderat sekret të kësaj Qeverie”, shkroi Bajrami në një postim në Facebook. “Vetëm në një tender në Ministrinë e Punëve të Bredshme ndrrimi nga procedura e hapur në atë sekrete i kushtoj buxhetit të shtetit 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro”.

“Kjo është historia e tenderit 15 milionësh në Ministrinë e Punëve të Brendhsme për të cilin ministri mbrëmë tha “nuk i di detajet”. Ja detajet minister”, shkroi ajo, duke përshkruar procedurën që tha se është ndjekur

Në viti 2017, Bajrami tha se “blerja e licensave të Microsoft-it ishtë bërë me procedurë të hapur, ashtu siç e kërkon Ligji i Prokurimit Publik, kontratë tri vjeçare, në atë kohë tenderin e kishte fituar operatori ekonomik/kompania vendore “Cacttus” që kishte ofruar çmimin me të ulët 9 milionë e 529 mijë e 174 euro”.

“Në vitin 2020 prapë për blerje të licensave të Micosoft-it përmes një procedure të hapur, tenderin e fiton kompania nga Shqipëria ‘Infosoft Systems’, por kësaj radhe jo çmimi me i ulët sepse në garë kanë qënë edhe dy operatorë me çmim më të ulët se operatori fitues ‘Infosoft Systems’, por sipas Ministrinsë së Punëve të Brendshme ata nuk i kishin plotësuar të gjitha kërkesat e tenderit. Pra në vitin 2020 përmes procedurës së hapur ‘Infosoft Systems’ e furnizon Ministrinë e Punëve të Brendshme me licensa të Microsift-it për tri vite me çmim prej 10 milionë e 295 mijës e 243 euro”, shtoi Bajrami.

Në vitin 2023, Bajrami tha se Ministria e drejtuar nga Sveçla nuk shpalli më tender por e zgjodhi vetë një kompani për tenderin 15 milionësh.

“Çka ndodhë në vitin 2023 është se Ministria e Punëve të Brendshme nuk shpallë më tender, duke eleminuar kështu çdo garë mes operatorëve ekonomik dhe kontratën e negocion vetëm me kompaninë ‘Infosoft Systems’, të cilën veçse e kishte brenda nga viti 2020, por tash kjo kontratë për kohën e njëjtë, mallin e njëjtë i kushton buxhetit të Kosovës hiç me pak se 14 milionë e 988 mijë e 509 euro”, shkroi Bajrami.

Ajo tha se kompania e njëjtë fitoi rreth 5 milionë euro më shumë duke negociuar direkt me Ministrinë.

“VËMENDJE: E njëjta kompani me procedurë të hapur 10 milionë e 295 mijë e 243 euro, ndërsa me procedurë të mbyllur/kontratë sekrete 14 milionë e 988 mijë e 509 euro, dmth, dallimi është 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro”.

“Ky është korrupsioni që po bëhet me kontrata sekrete. Kjo është aryeja që LDK është kundër kontratave sekrete”, shkroi Bajrami.

Ajo thotë se Sveçla e ka nënshkruar këtë kontratë dhe se nuk është e vërtetë që ai s’i di detajet e saj.

“Ministri mbrëme kur u pyet nga Jeta Xharra për këtë tender tha se ”nuk i di detajet”, kjo është e pavertëtë sepse ai e ka nënshkruar këtë kontratë, Ligji i Prokurimit Publik ia kërkon ministrit me nënshkru çdo kontratë që ëshë në vlerë mbi 250 mijë euro, ndërsa si arsye për procedurën sekrete që i kushtoj buxhtit gati 5 milionë euro më shumë ai përmendi Rusinë, Serbinë dhe bombat atomike”, shkroi Bajrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023