Murati tha se qytetarët janë pasuruar, Rukiqi: Po harron që 60% e pagës shkon në barna e ushqime bazike

by Nexhat

Berat Rukiqi nga LDK i ka reaguar ministrin Murati që tha se qytetarët e Kosovës janë pasuruar me Qeverinë Kurti. Sipas tij ata i kane 1.51 miliard euro më shumë në banka.

Rukiqi ka thënë se sipas ministrit qytetarët kanë aq shumë para sa nuk e dijnë çka të bëjnë me to.

“Sipas Ministrit, aq shume para po kemi, sa qe nuk po dijme çka te bejme me to.”

Rukiqi tha se ministri Murati “ka harruar të tregojë se 60% e pagave shkon për barna e ushqime bazike”.

“Ministri po thote qe ekonomite familjare jane pasuruar shume, por po harron te na tregoj qe sot 60% e pagave tona shkon per barna dhe ushqime bazike (buke, qumesht, sheqer, vaj). Kur ky Minister dhe kjo Qeveri ka filluar mandatin perqindja e pages per barna dhe ushqime bazike ka qene 30%.”

Rukiqi e ka akuzuar Muratin se po i trajton si injorantë e analfabetë.

“Duke na trajtuar, sipas manualit te tyre, si injorante dhe analfabet, vitin 2024 po e krahason me vitin e pandemise, kur secila ekonomi familjare, jane detyruar t’i perdorin depozitat e tyre per mbijetese dhe sherim nga pandemia”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023