Arrestimi i Salianjit, shtyhet protesta e Partisë Demokratike, zbulohet skenari

by Nexhat

Ndryshe nga çishte paralajmëruar më herët, pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, Partia Demokratike ka vendosur të shtyjë me 24 orë zhvillimin e protestës kombëtare.

Këshilli Kombëtar i mbledhur pasditen e sotme në selinë blu ka vendosur që protesta të zhvillohet më 7 tetor dhe jo më datë 6, raporton A2

Ky tubim do të nisë në orën 18:00 të pasdites nga kryeministria dhe më pas protestuesit do të shpërndahen në të gjitha rrugët e Tiranës, shkruan A2.

Ndërkohë në vendimin e Këshillit Kombëtar të PD thuhet: “Ditën e hënë, datë 7 Tetor 2024, ora 18:00, fton qytetarët shqiptarë të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive me autor të vetëm Edi Ramën. Mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet atë ditë në të gjithë rrugët e Tiranës.”

Është ende e paqartë nëse do të jetë një protestë që do të ndalet pas disa orësh në shesh apo në rrugë, apo do të vazhdojë, por gjasat janë që protesta të përfundojë me një skenar të mosbindjes civile

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023