BFBS Forces News i ka kushtuar një artikull trupave të NATO-s në Kosovë, e në veçanti atyre britanike në kuadër të KFOR-it.
Thuhet se automjetet e trupave britanike nga Cattericku, kanë bërë histori duke u bërë trupat e para të NATO-s që do të vendosen përgjatë një rruge të re të rëndësishme strategjike përmes Ballkanit
Bëhet fjalë për Korridorin 8, të projektuar për të lejuar NATO-n të dislokojë shpejt forcat dhe lidh Detin Adriatik me Detin e Zi ndërsa kalon përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë
Ushtarët nga Batalioni i Parë, i Regjimentit Mbretëror nga Yorkshire, kanë “dëshmuar rrugën” pasi batalioni është vendosur në Kosovë, ku do të qëndrojë si pjesë e operacionit të KFOR-it të NATO-s deri vitin e ardhshëm
Në këtë artikull ka folur për rëndësinë e këtij korridori edhe ish-ambasadori britanik në Kosovë, Nick Abbott që aktualisht shërben si ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri.