Në SHBA Kurti nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’ të Waterbury

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar simbolin (çelësin e qytetit) nga kryetari i qytetit të Waterbury Paul K. Pernerewski.

Zyra e kryeministrit në njoftimin e bërë për media thotë se simboli i është dhënë si vlerësim ndaj udhëheqjes dhe përkushtimit të kryeministrit Kurti për nxitjen e miqësisë ndërkombëtare dhe simbol që dyert e qytetit të Waterbury janë gjithmonë të hapura për të

“Kryetari i Qytetit të Waterbury Paul K. Pernerewski Jr. i dhuroi Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti Çelësin e Qytetit”, thuhet në njoftim

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendësministren, Liza Gashi, dhe Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në New York, Blerim Reka, u mirëpritën dje në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Hasan Prishtina” në Waterbury, Connecticut në një organizim madhështor dhe të përzemërt të bashkatdhetarëve tanë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy