Bujar Osmani: Abrogimi i balancuesit, goditje e rëndë ndaj të drejtave të popullit shqiptar

by Nexhat

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e ka quajtur goditje të rëndë vendimin për abrogim të balancuesit.

Ai shkruan se me këtë vendim preken preken të drejtat shqiptare dhe përfaqësimi institucional i shqiptarëve, vendim që sipas tij ka pasoja për të ardhmen e vendit.

banner

“Vendimi për të injoruar mekanizmin e balanserit në institucionet shtetërore është një shkelje e madhe ndaj përfaqësimit të drejtë, një parim kyç i Marrëveshjes së Ohrit dhe Amendamentit 6 të Kushtetutës. Abrogimi i balanserit është një ndër goditjet më të rënda ndaj të drejtave të popullit shqiptar por edhe të pakicave në vend, duke dëmtuar rëndë marrëdhëniet ndëretnike”.

“Ky është një moment kritik pas të cilit vendi nuk do të jetë më i njëjtë. Të gjithë duhet të reflektojmë mbi pasojat që sjell kjo vendimmarrje për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy