Kurti në ShBA: Historia jonë u njoh nga shtete aleate të fuqishme si ShBA-ja, Britania, Gjermania, Franca e Italia

by Merita

Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, Kosovës i është referuar në gjuhën shqipe.

Në fjalimin e tij, ai ka thënë se kështu e ka më të lehtë si një person që e flet gjuhën shqipe.

Ndër tjera, ai ka folur edhe për perspektivat e tij për Kosovën si pjesë e opozitës dhe tani si drejtues Qeverisë së vendit.

“Unë kam dy këndvështrime për Kosovën. Unë i referohem emrit të vendit në gjuhën shqipe, pasi që besoj se është më autentike për mua si folës i gjuhës shqipe”.

“Njëra perspektivë është si i jashtëm, një qytetar që ka analizuar dhe kritikuar qeverinë, tjetra perspektivë është ai nga pozicioni i dikujt që është në pushtet. Nga të dyja këndvështrimet mund të them se ky është një vend që vlerëson lirinë, dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike të bazuar në sundimi e ligjit”, ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti ka theksuar se “Historia jonë është e kërkimit të njohjes së të drejtave të njeriut, është një histori e njohjes së vuajtjes nga shtetet aleate të fuqishme siç është ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Franca”./Klan Kosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy