Reagon Ministria e Mbrojtjes, thotë se ushqimi i ushtarëve të FSK-së mbetet i njëjtë por me kuzhinierë të huazuar

by Nexhat

“Të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së janë duke funksionuar si çdo ditë tjetër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky reagim nga Ministria, erdhi pasi u raportua se dreka e servuar këtë të hënë ndaj ushtarëve të FSK-së, s’ka qenë e zakonshme dhe e kompletuar, krahasuar me ditët e kaluara.

Megjithatë, në njoftimin e tyre thuhet se ushqimi aktualisht po përgatitet nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Po ashtu, thuhet se kjo situatë do të jetë afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy