Rritet “frikshëm” numri i aksidenteve në Shqipëri, ja çfarë tregojnë shifrat

by Nexhat

Aksidentet rrugore nuk po e ndalojnë trajektoren rritëse në Shqipëri.

Gushti ka shënuar sërish një rekord të ri me 173 aksidente rrugore atje, shifër kjo 48% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

banner

Sipas raportit  të fundit të INSTAT, krahas aksidenteve është shtuar dhe numri I të plagosurve dhe viktimave të përfshirë në to.

Në gusht 2024 kishte gjithsej 252 janë të aksidentuar (të vrarë dhe tẽ plagosur), me një rritje prej 40% në  krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ekspertët kanë nxjerr në pah se në 8 muajt e vitit në të cilin jemi janë shënuar gjithsej 1086 aksidente, me rritje 41% me bazë vjetore.

Nga këto aksidente janë dëmtuar rreth 1500 persona, ose 40% më shumë se një vit më parë.

Pozitiv është fakti, se fatalitetet janë ulur, nga 15,7 viktima për 100 aksidente në 2023 ka rënë në 9,2  viktima.

Aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Grup-mosha 25-34 vjeç vazhdon të përbëjë shumicën e drejtuesve të mjeteve që i shkaktojnë aksidentet./euronews.al

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy