Negociatat me BE, qeveria shqiptare miraton dokumentin në pritje të kapitujve të parë

by Nexhat

Këshilli i Ministrave në Shqipëri miratoi sot pozicionin negociues për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për grupin e parë të kapitujve i njohur si “Themeloret”.

Në një deklaratë për medie pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka u shpreh se Shqipëria hyn në një fazë të re në procesin e negociatave për anëtarësim në BE”

“Me këtë vendim dhe me zhvillimet pozitive nga Bashkimi Evropian, vendet anëtare, Komisioni Evropian, Shqipëria hyn në një fazë të re në procesin e negociatave për anëtarësim në BE. Sigurisht ky është një proces kompleks, dinamik, me zhvillime shumë pozitive si në drejtim të progresit të Shqipërisë, reformave dhe masave, por edhe në drejtim të BE-së”, tha ajo.

Dhuka informoi se, “në javët që vijnë ne mirëpresim vendimet e vendeve anëtare të BE-së si dhe Konferencën e Dytë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE”.

Sipas saj, “Shqipëria progreson, thellon reformat dhe avancon për të përmbushur kriteret për anëtarësim”.

Dhuka shprehu bindjen se Shqipëria është në miljet e fundit të rrugës për t’i përmbushur kriteret për anëtarësim në BE.

E pyetur mbi ndikimin që ka situata e krijuar nga opozita në Kuvend në procesin e integrimit, Dhuka tha se “opozita dhe mazhoranca në Shqipëri janë bashkë për sa i përket anëtarësimit në BE dhe i kanë marrë bashkë këto vendime të rëndësishme”.

Ajo shprehu bindjen se “Shqipëria do të progresojë për t’u bërë anëtarë në BE, pavarësisht situatave të ditës”.

“Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reformat e rëndësishme për anëtarësim, përfshirë këtu Reformën në Drejtësi dhe reforma të tjera të lidhura me funksionimin e institucioneve”, tha ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy