Kurti rreshtohet përsëri me Izraelin, menjëherë i vjen falënderimi nga atje: E dimë kush janë miqtë

by Nexhat

Kryeministri Kurti vitin e kaluar pas sulmeve të 7 tetorit të Hamasit doli në mbështetje të Izraelit  për t’u vetëmbrojtur derisa shprehi shqetësim për vrasjen e civilëve. Një vit pas, më 1 tetor Kurti sërish u rendit në mbështetje pas sulmeve të Iranit drejt Izraelit. Kësaj radhe, përveç falënderimit të ambasadores izraelit, një i tillë i erdhi edhe nga ministri i Mbrojtjes së Izraelit. “E dimë kush janë miqtë”, shkroi Israel Katz krahas postimit të Kurtit.

Irani lëshoi mbrëmë rreth 180 raketa drejt Izraelit, tha ushtria izraelite. Ky ishte një sulm pak më i madh se breshëria e prillit, ku u lëshuan rreth 110 raketa balistike dhe 30 raketa drejt Izraelit. Sulmi i djeshëm i Iranit ishte në përgjigje të vrasjes nga Izraeli të shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Kryeministri kosovar, Albin Kurti, u rreshtua me shumë liderë perëndimorë për të dënuar këtë akt të Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se Kosova e mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe [mbështesim] të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, shkroi dje Kurti në X.

Albin Kurti

We are deeply concerned about today’s missile attack by Iran on Israel, in which around 200 missiles were launched, and join other governments in condemning this aggression. A year after the October 7th Hamas terrorist attacks, the ongoing rise in violence is alarming. We support Israel’s right to defend itself and all efforts to achieve an immediate ceasefire.

Këtë postim në X të Kurtit e shpërndau edhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, bashkë me një falënderim se “mbështetja nuk do të harrohet kurrë”.

“Faleminderit kryeministër Albin Kurti! Mbështetja dhe solidariteti nga liderët dhe kombet anembanë botës nuk do të harrohet kurrë. Ne e dimë se kush janë miqtë tanë. Regjimi i Ajatollahut ka kaluar vijën e kuqe – dhe shteti i Izraelit nuk do të qëndrojë i heshtur përballë sulmit brutal të Iranit ndaj qytetarëve tanë. E gjithë bota e lirë duhet të qëndrojë me Izraelin për të ndaluar boshtin iranian të së keqes – para se të jetë tepër vonë”, tha ai.

ישראל כ”ץ Israel Katz

Thank you, Prime Minister@albinkurti. The support and solidarity from leaders and nations around the world will never be forgotten. We know who our friends are. The Ayatollah regime has crossed the red line – and the State of Israel will not remain silent in the face of Iran’s brutal attack on our citizens. The entire free world must stand with Israel to stop the Iranian axis of evil – before it’s too late

Mesazhin e shefit të saj e përhapi edhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

“Ju faleminderit ngrohtësisht për mbështetjen tuaj të çmuar, Shkëlqesia Juaj Kryeministër z. Albin Kurti”.

Tammy Ziv 🇮🇱

Ju faleminderit ngrohtësisht për mbështetjen tuaj të çmuar, Shkëlqesia Juaj Kryeministër z.
@albinkurti.
Israel #Kosova🇮🇱 🤝🇽🇰

Kjo është hera e dytë që Kurti dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Në prill të këtij viti, Kurti kishte thënë se ishte një “akt i paprecedentë”.

“Unë dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky akt i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e të gjithë rajonit. Tani, më shumë se kurrë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, kishte thënë Kurti.

Ndërsa, ambasadorja Ziv kishte pasë të njëjtin falënderim edhe atëherë.

Ai gjithashtu për këtë konflikt në Lindje të Mesme kishte shkruar dy ditë pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi në Izrael.

“Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe numrin në rritje të vdekjeve pas sulmeve të Hamasit në Izrael. Unë qëndroj me aleatët tanë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve”

Së fundi, për qëndrimin e Kosovës karshi ngjarjeve në Lindje të Mesme dhe nëse Kosova është e rreshtuar ishte pyetur presidentja Vjosa Osmani në një diskutim në Council on Foreign Relations, në Neë York.

“Dhe ne absolutisht jemi në një linjë në politikën e jashtme, si në Lindjen e Mesme (që u bë pyetja më herët), po gjithashtu edhe në pyetjen për Kinën e Rusinë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy