Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet ta luajë rolin e të parës së shtetit dhe të jetë si një arbitër kur të është nevoja.
Sipas tij, në pjesë e parë të mandatit të saj nuk e ka pasur këtë rol, por shton se tani është duke u munduar ‘të dalë nga lëvozhga në të cilën është mbështjell vetë’.
“Unë kam besu që presidentja e ka mundësinë, dhe potencialin dhe duhet me lu rolin e të parës së shtetit, si një arbitër kur ka nevojë. Në pjesën e parë të mandatit absolutisht jo, sot e shoh që po mundohet me dal nga lëvozhga në të cilën është pshtjell vetë, prej momentit kur kanë garu bashkë në zgjedhjet e kalume. A ka kohë deri në zgjedhje me lu këtë rol, nuk e besoj”, tha Krasniqi në rtv21.