Hargreaves: Jemi krenarë për rolin tonë në FSK për progresin e saj drejt të qenit profesionale

by Nexhat

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se vendi i tij është krenar për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për rolin që ajo ka dhënë për këtë.

Ai tha se FSK është profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse.

“Mbretëria e Bashkuar është krenare për rolin që ka pasë në progresin e FSK-së drejt të qenit e aftë, profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse. Dje e përgëzova FSK-në për mbledhjen vjetore të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të përkushtuar në aspiratën e FSK-së për të ofruar siguri në Kosovë dhe Europë”.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK dje mbajtën konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ambasadorë, atashe të mbrojtjes të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe atashetë ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Republikës së Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy