A u bë një fotografi me Zeqirin shkak i sulmit në pronën e tij? Deklarohet para Policisë ish-kryetari i Zubin Potokut

by Nexhat

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë vonë në Zubin Potok, i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar. Prona ka dalë të jetë e ish-kryetari të kësaj komune, Stefan Vulloviq.

Ky i fundit ka dhënë dëshminë e tij në rolin e viktimës, para Policisë në Veri.

banner

Vulloviq, siç merr vesh Sinjali, ka thënë se nuk dyshon te ndonjë person i caktuar, por sipas tij shpërthimi ka ndodh për “motive politike”.

Ish-kryetari serb i Zubin Potokut, ka qenë cak i sulmeve në rrjet ditëve të fundit për shkak të një fotografie të tij me Izmir Zeqirin, kryetarin e tanishëm të komunës.

Kjo fotografi ka ngjallur reagime te komuniteti serb, deri te shpërthimi që ndodhi mbrëmë.
Rastin e ka dënuar Izmir Zeqiri, kryetari Zubin Potokut, i cili tha se mbrëmë është sulmuar prona e ish-kryetarit të kësaj komune.

“Dënoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së ish kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe apeloj te organet e rendit që sulmuesit t’i kapin dhe t’i qesin para drejtësisë”, ka shkruar Zeqiri në Facebook.“Sulmet e ngjashme të cilat po ndodhin kudër jetës dhe pronave të qytetarëve janë të papranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rend dhe ligj”.

Ndërsa për lajmin ka folur edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar.

“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar”.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga ҫka është shkaktuar shpërthimi, por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, thuhet tutje në konfirmimin e Policisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy