Përshtypja e Martens pasi qëndroi në Prishtinë: Aktualisht Kosova s’mund t’i besojë Gjermanisë, Francës dhe BE-së

by Nexhat

Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka qëndruar disa ditë në Prishtinë, ku mes tjerash ka moderuar edhe një diskutim ku ishte i ftuar emisari gjerman për rajonin, Manuel Sarrazin. Në këtë organizim ka pasur diskutimet të tensionuara rreth Procesit të Berlinit dhe çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe,

Martens në “X” ka shkruar për përshtypjet e tij të fituara nga ky qëndrim në Kosovë dhe sipas tij “aktualisht Kosova s’mund t’i besojë Gjermanisë, Francës dhe BE-së”,

banner

Gazetari gjerman ka thënë se përpjekja e Berlinit, Parisit dhe Brukselit për të shtyrë përpara një “marrëveshje absurde”, do të dështojë.

“Arroganca e tyre kuazi-koloniale në përpjekjen për të shtyrë një marrëveshje absurde, vlefshmëria e së cilës mohohet haptazi nga Serbia, do të dështojë”, ka shkruar Martens

Michael Martens:

After a week in Prishtina talking to dozens of sources, my impression is: Unfortunately, currently 🇽🇰 cannot trust 🇫🇷, 🇩🇪& the EU. Their quasi-colonial arrogance in trying to push through an absurd agreement the validity of which is openly denied by Serbia is bound to fail.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy