E kafshoi kundërshtarin në qafë, Federata e Anglisë i jep një dënim të rëndë lojtarit të Prestonit

by Nexhat

Ylli i Preston North End, Milutin Osmajic, ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e Futbollit të Anglisë pasi ka pranuar akuzën për sjellje të dhunshme gjatë barazimit 0-0 ndaj Blackburn Roivers.

Incidenti ndodhi në fazën e fundit të pjesës së dytë, menjëherë pasi lojtari i Blackburnit, Owen Beck, e goditi mesfushorin e Prestonit, Duane Holmes

banner

Osmajic më pas e kapi mbrojtësin, i cili është në huazim nga Liverpooli dhe nga pamjet u shfaq se e kafshoi atë prapa qafës.

Reprezentuesi i Malit të Zi më pas ishte akuzuar nga Federata e Futbollit të Anglisë për sjellje të dhunshme pas kafshimit të lojtarit kundërshtar

Preston North End FC:

📝 We acknowledge the decision of an independent Regulatory Commission to give Milutin Osmajić an eight-match suspension and fine the striker £15,000.

Teksa FA nuk kishte vendosur ende një dënim formal pasi sipas rregullave të tyre Osmajic ishte i lirë që të vazhdonte të luante dhe shënoi dy gola në fitoren me rezultat 3-0 ndaj Watfordit të mërkurën.

Tani, Federata e Futbollit të Anglisë ka njoftuar se sulmuesit i është dhuruar një dënim prej tetë ndeshjesh moslojë me efekt të menjëhershëm

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy