Franco Foda jep versionin e tij për përjashtimin e tre futbollistëve nga grumbullimi

by Nexhat

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dalë në konferencë për media për t’u deklaruar rreth dy ndeshjeve që Kosova do t’i luajë gjatë ditëve në vijim në kuadër të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ fillimisht do të luajnë në udhëtim ndaj Lituanisë më datë 12 tetor, ndërsa tri ditë më vonë do të presin në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Qipros (15 tetor).

banner

Një ndër temat që bëri bujë të madhe së fundmi në lidhje me kombëtaren e Kosovës, ishte përjashtimi i tre futbollistëve nga grumbullimi i kaluar për duelin ndaj Qipros.

Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija që të tre nuk kishin udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës për në Qipro për shkak se kishin thyer rregulloren e brendshme të kombëtares

Pati shumë dilema se a ishte trajneri apo vet FFK-ja ajo që mori vendimin për përjashtimin e tyre, por Foda tani i ka shuar të gjitha zërat duke dhënë versionin e vërtetë të ngjarjes.

“Këtë vendim e kanë marrë së bashku trajneri me federatën dhe rrjedhimisht për lojën ndaj Qipros i kemi larguar”, ka thënë Foda shkurtimisht.

Pas kërkimfaljes që kanë bërë të tre lojtarët, ata tashmë janë pjesë e Kosovës për dy ndeshjet ndaj Litaunisë dhe Qipros

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy