Kryeministri i kënaqur se gjatë mandatit të tij nuk ka protesta për të kërkuar punë

by engel

Kryeministri Albin Kurti, tha se është hera e parë që në Kosovës nuk ka pasur protesta me parulla “duam punë”, pasi janë hapur 75 mijë vende të reja të punëse.

Këto komente, Kurti i ka bërë në Konferencën për Turizmin e Qëndrueshëm e organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.“Investitorët siç e dimë kërkojnë konsistencë dhe shërbime me burokraci që të jetë e mundur.

Për fat të mirë si ekzekutiv jemi Qeveria e parë që do ta përfundojë mandatin e plotë, një tregues i qartë i stabilitetit insiturcional dhe politik por edhe i besimit që kemi ndërtuar në proceset tona.

Një pjesë thelbesore është edhe fuqia jonë punëtore, duke përmirësuar arsimin dhe trajnimin profesional”.

“Jemi Qeveria e par në Kosovë ku nuk ka pasur asnjë protestë të vetëm ku figuron ‘duam punë’. Duam paga më të larta, sigurisht, kushte më të dinjitetshme të punës sigurisht por duam punë nuk ka më parrulla, dhe kjo është si pasojë e drejtpërdrejtë e 75 mijë vendeve të reja të punës”, tha Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy