Heqja e ndalesës për mallrat serbe, BE e mirëpret: Funksionimi i Tregut të Përbashkët, pjesë integrale e Planit të Rritjes

by Nexhat

Bashkimi Europian ka mirëpritur vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës së mallrave serbe.

Zyra e BE-së në Kosovë përmes një komunikate për media tha se tregtia e lirë është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal e ky është “pjesë integrale e Planit të Rritjes”,

banner

“Mirëpresim heqjen e kufizimeve për hyrjen e produkteve të gatshme serbe në Kosovë përmes Merdares. Tregtia e lirë e mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s, është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili është pjesë integrale e Planit të Rritjes. Për të mirën e njerëzve dhe të bizneseve!”.

Kryeministri Albin Kurti dje tregoi se kanë marrë vendimin për heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia vetëm në pikën kufitare të Merdares. Ndërkaq, për pikat tjera, ai tha se po pret skanerët, të cilët do të shërbejnë për kontroll më të rreptë të mallrave serbe që hyjnë në Kosovë.

Ai tha se kjo masë është e mjaftueshme që Kosova të jetë e suksesshme në CEFTA dhe në samitin e Procesit të Berlinit.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, dje tha se kanë mirëpritur këtë vendim. Po ashtu, edhe ambasadori francez, Olivier Guerot, shprehu të njëjtin qëndrim si të kolegut gjerman.  

Vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendimin për ndalesën e mallrave serbe në Kosovë si masë sigurie. Kjo ndodhi pas arrestimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Ndërkohë, Kurti lëshoi pe pasi Kosova rrezikoi përjashtimin nga Procesi i Berlinit në prag të samitit të ardhshëm që mbahet më 14 tetor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy