37
Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin e zhvilluar sot në Ministrinë e Ambientit që drejtohet nga ministri Liburn Aliu. Prokuroria ka konfirmuar se janë dy persona të dyshuar për keqpërdorim detyre dhe shpëlarje parash, ndërkohë zv.Sekretari i kësaj ministrie, Izedin Bytyqi është shoqëruar nga Policia,
Pas përfundimit të aksionit, Policia ka marrë me vete një sasi të madhe dokumentesh dhe kompjuterë.
Aksioni kishte filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.