“Person special në jetën time” – Guardiolas po i largohet ‘krahu i djathtë’ nga Man City

by Nexhat

Drejtori i futbollit i Manchester Cityt, Txiki Begiristain, do të largohet nga klubi në fund të sezonit, duke i dhënë fund mandatit të tij 12-vjeçar.

Begiristain, i cili mbushi 60 vjeç në gusht, fillimisht kishte planifikuar të tërhiqej në moshën 55-vjeçare, por vazhdoi për shkak të angazhimit të tij ndaj projektit të Cityt dhe partneritetit me trajnerin Pep Guardiola

banner

Hierarkia e klubit miratoi vendimin e Begiristain për t’u larguar dhe një zëvendësues është renditur për të filluar në janar të vitit 2025

Begiristain luajti një rol kyç në rekrutimin e pasuesit të tij dhe do të mbikëqyrë një periudhë gjashtëmujore të dorëzimit të detyrës.

Spanjolli iu bashkua Cityt në vitin 2012, duke u ribashkuar me drejtorin ekzekutiv, Ferran Soriano, me të cilin ka punuar në Barcelonë nga 2008 deri në 2010

Nën drejtimin e Begiristain, City është bërë një forcë dominuese në futbollin anglez dhe atë botëror.

Txiki Begiristain

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy