Ka ditë që gjendja në Bosnje e Hercegovinë vazhdon të jetë alarmante.
21 persona kanë humbur jetën nga vërshimet që kanë vazhduar për disa ditë
E një bashkëndjenjë me popullatën atje po e kanë enkas komuniteti boshnjak në Kosovë.
Pako ushqimore, rroba e higjiena po vazhdojnë të grumbullohen tek Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren.
E njëri nga ky komunitet, e ndjen veten në borxh.
“Kohën e luftës në Kosovë kam qëndruar në Bosnje. Më mirëpritën jo si banor Kosove por si vëlla i tyre. Më ndihmuan shumë. Tani me mundësitë e mia, dua të ua kthej atë të mirë. Qytezat tanimë janë total të shkatërruara nga vërshimet,” tha Bajrush Ferati, këshilltar i ministres, Emilia Rexhepi.
Ferati bën thirrje që sa më shumë persona t’i bashkohen kësaj iniciative
“Është e mira e një njeriu nëse e shpreh të mirën e vet, e kthen me të mirë sikurse sot për ata në Bosnje. Çdo ndihmë e mirë është e vlefshme për ata që janë në nevojë sepse ai e kupton që nuk është i lënë anash, nuk është vetëm. Iniciativës e cila do vazhdojë edhe nesër, i janë bashkuar edhe shqiptarë,” shtoi Ferati.
Deri tani janë mbi 100 pako të grumbullura që priten të dorëzohen të dielën, në zonat e prekura nga përmbytjet