Kurti thotë se evropianët dhe amerikanët kanë premtuar skanerë për Kosovën

by Nexhat

Në konferencën e sotme kryeministri Kurti ka folur për skanerët që pritet të vendosen në pikat kufitare për kontroll më të detajuar të mallrave që hyjnë në territorin e Kosovës.

Ai ka thënë se duan t’i blejnë skanerët por edhe se i janë premtuar nga evropianët dhe amerikanët.

banner

“Natyrisht që ne nuk kemi mundur ta hapim kufirin në të gjitha pikat kufitare ndërkohë që nuk i kemi marrë ende skanerët, të cilët edhe duam t’i blejmë edhe na kanë premtuar edhe evropianët edhe amerikanët. E ndërkohë cfarë kemi bërë ne është që e kemi hapur një pikë të kufirit me ç’rast është në Merdar sepse terminali doganor është vetëm 300 metra larg prej vendkalimit kufitar ku lejohen mallrat por me kontroll të shtuar”, tha Kurti.

Ai përsëriti që këto kanë qenë masa të sigurisë dhe jo tregtare “siç janë përpjekur disa të na mveshin”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy