Balotelli dëshiron të rikthehet në Itali, atë e do klubi nga Serie A

by Nexhat

Mario Balotelli dëshiron të rikthehet në Serie A.

Trajneri i Genos, Alberto Gilardino e ka thirr sulmuesin italian mëngjesin e sotëm për të biseduar rreth mundësisë së këtij transferimi, njofton gazetari sportiv italian dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano,

Bisedimet duket se kanë shkuar në rrugën e duhur dhe gjithçka më të lehtë këtë “bashkim” e bën fakti se ish-futbollisti i Interit, Milanit, Manchester Cityt e Liverpoolit për momentin është lojtar i lirë dhe është dëshirë e tij që të rikthehet në Itali pas eksperiencave që i pati jashtë vendit.

Genoa duket se po e konsideron seriozisht këtë lëvizje, me Balotellin që do ta provonte një tjetër eksperiencë në futbollin elitar italian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy