Spahiu: Kosova ka rënë në grackë, nuk i ka marrë këshillat e ndërkombëtarëve

by informim

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka thënë se vendi ka rënë në grackë pasi nuk i ka marrë këshillat e partnerëve ndërkombëtarë për të mos futur kryetarët shqiptarë të katër komunave veriore në objektet komunale.

“Ne kemi rënë në grackë që nuk i kemi marrë këshillat e partnerëve ndërkombëtarë. Nëse ata thonë se nuk bën tani të futeni me forcë, atëherë ne mund të vijmë në situata të pakëndshme siç ndodhi. Për hir të së vërtetës, SHBA-ja mbështeti procesin e zgjedhjeve dhe kryetarët e komunave, por kërkuan nga ne që të mos insistojmë që t’i fusim në ndërtesa komunale. Ne nuk arritëm ta bëjmë këtë”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

Sipas Spahiut, kërkesa nuk ishte e madhe që u shtrua nga SHBA-ja dhe BE-ja pasi nuk do të prekte asgjë në shtetësinë e Kosovës.

“Nuk është kërkesë e madhe që na shtrohet nga SHBA-ja dhe BE-ja. Nuk preket asgjë nga shtetësia e Kosovës sepse procesi i dialogut do të vazhdonte. Ka qenë një vizion si duhet zgjidhur çështja e veriut. Tash është e pranueshme vizioni, edhe nga pala kosovare, për të pasur një Asociacion. Maturia është ajo që kërkohet nga ne”, ka thënë ai.

Duke komentuar deklarimet e kryeministrit Albin Kurti që futja e kryetarëve në objektet komunale ka qenë detyrim kushtetues, Spahiu ka thënë se nuk do të thotë shkelje e Kushtetutës nëse merret ndonjë vendim politik.

“Nuk do të thotë shkelje e Kushtetutës nëse marrim ndonjë vendim politik. Ka shumë vende që nuk kontrollojnë pjesë të territorit, por nuk janë arsye për të çuar në një luftë frontale. Ndërkombëtarët po bëjnë përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve dhe në fund ta ketë njohjen reciproke. Kjo nuk ka ndryshuar, ka qenë konstante në tërë procesin e dialogut”, ka thënë Spahiu.

Spahiu ka theksuar se pa mbështetjen e SHBA-së, Kosova do të jetë shumë e dëmtuar në integrimet evropiane.

Mirëpo, ai ka thënë se Perëndim do ta kuptojë se kjo politikë e tanishme ndaj Serbisë ka qenë e kotë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy