Abdixhiku mbledh të gjithë asamblistët e LDK-së nëpër komuna para zgjedhjeve të 9 shkurtit

by Nexhat

Për herë të parë në 35 vite të ekzistencës së LDK-së si parti, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku, ka mbledhur të gjithë asamblistët e LDK-së nëpër komunat e Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se LDK-së i takon, si në çdo çështje tjetër deri më tani, të sjellë risi, të sjellë freski, e të sjellë standard të ri, në nivelin organizativ partiak.

“Ky Forum, që po themelohet sot, pra Forumi i Këshilltarëve Lokal, është risi, është freski, është standard i ri i organizimit politik në vend; dhe ju të dashur asamblistë, po leni një shenjë historie mbi lëvizjen më të madhe politike shqiptare, në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë para të pranishmëve që po nisin një rrugë të re dhe ka kërkuar nga asamblistët “që të jenë zë i lidhjes në çdo komunë”

“Jeni përfaqësimi ynë i parë tek çdo qytetar. Rrini të tillë. Të vërtetë, të kujdesshëm dhe të angazhuar! Para së gjithash, rrini si të djathtë, rugovistë e krenar që i përkisni shtëpisë sonë politike, Lidhjes së madhe Demokratike”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se ky forum të shërbejë si një kështjellë e dijes, e përvojës dhe e përkushtimit të palëkundur për shpërndarjen e vlerave të vërteta tona në çdo lagje e në çdo anë të Republikës sonë.

Ai ka folur edhe për rezultatet e zgjedhjeve të kaluara dhe për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar LDK.

Por sipas të parit të LDK-së, LDK zgjodhi ri-ngritjen sepse sipas tij, LDK-në e përbënin më të mirët e saj.

“Djem e vajza, burra e gra nga secila anë, të prirë nga liderë të shkëlqyeshëm lokal, që në zgjedhjet e vjeshtës së vitit 2021, i dhanë Lidhjes sonë plot 9 komuna, 209 asamblistë e plot 176 mijë vota – dhe kështu bënë vet historinë! LDK u rikthye si një! Për këtë të mbeteni krenar! Për këtë, të mburreni të gjithë”, ka thënë Abdixhiku.

Duke falënderuar të 209 asamblistët, Abdixhiku ka thënë se “ne kemi nevojë sërish për ju”.

“Për një ri-ngritje tjetër; edhe më të madhe, edhe më të domosdoshme. Për ri-ngritjen e Kosovës, Republikës sonë, shtetin që e projektuam, themeluam, e ndërkombëtarizuam. Ky shtet ka nevojë për ju, ka nevojë për ne, ka nevojë për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ky është roli i juaj sot”, ka thënë Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy