Dukagjin Gorani, gazetar, ka thënë në Pressing të T7, se “ka kohë që kemi pushuar të qenurit shoqëri, tash jemi elektorat”.
Gorani ka folur për mendësinë tifozerike, që thotë të ketë përfshirë një pjesë të madhe të shoqërisë.
”Ka kohë që ne kemi pushu të qenuri shoqëri, dhe ka vite që ne operojmë si elektorat. Turma e njerëzve që vetën e sheh dhe e përjeton si elektorat, ajo gjenë identitet në konfrontim dhe polarizim. Grupet e njerëzve që funksionojnë si elektorat ato funksiononjnë mbi ndjenjën e përkatësinë tifozerike, ne jemi bashkë kundër dikujt – në përkrhaje të dikujt, jo diçkajit, dhe kundër dikujt tjetër. Elektoratet nuk merren me çështje, me njerëz. Këtu nuk sulmohet Asociacioni, sulmohet opozita, sulmohet njerëz me emër dhe mbiemër”.
“Pra turmat njerëzore që shndërrohen në elektorat nuk janë gjendje me gjyku mbi çështje të caktuara, por vetëm me njerëz”, ka thënë Gorani
Ai ka thënë se nuk e dinë nëse është çështje e ndryshimeve të gjeneratave, por thotë se kjo mendësi kërkon zgjidhje të thjeshta.
Gazetari Gorani thotë se s’ka zgjidhje të shpejta e të thjeshta, por sipas tij kur shoqëria shndërrohet në elektorat atëherë është e pamundur që të gjykohet mbi procese, por vetëm në njerëz.