Tifozët e Anglisë po kërkojnë rikthimin e lojtarit të përjashtuar në kombëtare pas sfidës me Greqinë

by Nexhat

Tifozët e Anglisë po kërkojnë që një lojtar të rikthehet tek grumbullimi i kombëtares pas humbjes me rezultat 2-1 ndaj Greqisë në ‘Wembley’.

Carsley pësoi një humbje befasuese si përzgjedhës i përkohshëm i Anglisë mbrëmjen e së enjtes në Ligën e Kombeve

Dy golat e shënuar nga Vangelis Pavlidis siguruan një fitore historike për Greqinë, e para për të ndaj Anglisë në një kompeticion madhor

Carsley vendosi që ta nis ndeshjen pa një sulmues qendre përkundër faktit se Dominic Solanke dhe Ollie Watkins ishin pjesë e skuadrës, sidoqoftë, ky eksperiment nuk funksionoi.

Kjo ka irrituar tifozët të cilët tashmë po kërkojnë që një tjetër sulmues të rikthehet në skuadër, bëhet fjalë për Marcus Rashford.

Një tifoz tha: “Na duhet rikthimi i Rashford në kampin e Anglisë”.

Një tifoz i dytë tha: “Ai me shumë mundësi është më i përshtatshëm se sa gjysma e ekipit”.

Një i tretë shtoi: “Marcus Rashford është ende opsioni më i mirë i Anglisë në krahun e majtë, nuk ka rëndësi kush luan aty”.

Rashford nuk arriti që të bëhej pjesë e listës së Anglisë për Euro 2024 teksa nuk ka marrë as ftesën e Carsleyt që prej se ai mori ‘frenat’ e ‘Tre Luanëve’

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy