Alphonso Davies do të jetë një lojtar i ri i Real Madridit nga vera e vitit 2025.
Mbrojtësi i majtë kanadez është futur në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munichun dhe ai i ka bërë të qartë drejtuesve të skuadrës gjermane se nuk do ta rinovojë kontratën
23-vjeçari ka një marrëveshje me Real Madridin dhe do t’i bashkohet kampionëve në fuqi të Spanjës në qershor të vitit 2025 si transferim i lirë
Siç theksohet nga informacionet e publikuara nga ‘Defensa Central’, marrëveshja mes Alphonso Davies dhe Real Madridit tashmë është arritur dhe ata japin më shumë detaje rreth saj.
Kështu paga e lojtarit do të jetë në nivelin e lartë e përafërt me atë që fitojnë yjet si Eder Militao, Antonio Rüdiger, Dani Carvajal apo Thibaut Courtois.
Reprezentuesi kanadez pritet të përfitojë rreth 10 milionë euro përfshirë bonuset në sezon me Realin, derisa do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2030 me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
Los Blancos pritet ta bëjnë zyrtare afrimin e lojtarit në shkurt, derisa Davies do t’i bashkohet atyre nga sezoni i ardhshëm.