Vetaksident fatal me motor, një person humb jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”

by Nexhat

Një person ka vdekur në një vetaksident fatal me motor pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i tha Gazetës Express se mjekët kujdestarë e kanë konstatuar vdekjen e këtij personi në vendin e ngjarjes.

“Me datë 13.10.2024 rreth ores 14:40, është pranuar informata se në Autostraden “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizeren Jug-Vermicë është shkaktuar një Vet-Aksident trafiku me Motor. Njesitë policore për kontroll të autostrades, përfshirë edhe njesinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha në një përgjigje me shkrim.

Në periudhën janar-shtator të këtij viti, ai tha se 70 persona kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor

“Tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shoferë, perderisa rreth 24% të aksidenteve fatale kanë qenë vetë-aksidente”, tha Hoxha.

Ai kërkoi që të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e veçanërisht drejtuesit e mjeteve që “të jenë vigjilent gjatë ngasjes, t’i respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuojë në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë”.

“Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të rendit dhe të trafikut, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik. Vendosja dhe mbajtja e një sigurie në trafik, kërkon angazhime të gjithmbarshme, andaj aktivitetet policore në drejtim të respektimit të rregullave, zbatim të ligjit dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, janë të vazhdueshme”, tha Hoxha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy