Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Qipros para përballjes së sotme

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës është më e vlefshme se sa ajo e Qipros thuajse trefish sipas vlerave të lojtarëve të cilët janë ftuar për këtë ndeshje.

Kosova është nikoqire e Qipros me ndeshjen që do të luhet me fillim nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’ për raundin e katërt të Ligës së Kombeve

Të dyja ekipet janë thuajse të kompletuara por vërehet një dallim i madh në kualitet në të taborret.

Por, cila nga këto dy ekipe ka vlerë më të madhe në treg?

Sipas vlerave zyrtare në faqen e specializuar të transferimeve dhe statistikave Transfermarkt, Kosova vlen pothuajse trefish më shumë se sa Qipro.

Ekipi i Kosovës i përbërë nga 23 lojtarë kap vlerën e 58.60 milionë eurove në treg.

Lojtari më i vlefshëm në ekipin e ‘Dardanëve’ është kapiteni Amir Rrahmani i cili ka vlerën e 15 milionë eurove.

Në anën tjetër ekipi i Qipros i përbërë nga 24 lojtarë kap vlerën e 20.10 milionë eurove në treg.

Lojtari më i vlefshëm në ekipin qipriot është Stelios Andreou kartoni i të cilit vlerësohet rreth 2.50 milionë euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy