Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro

by Nexhat

Kosova është duke fituar 1-0 përballë Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi për Dardanët, që i dominuan plotësisht këta 45 minuta të parë.

Ishte Amir Rrahmani, ai që shënoi për 1-0, duke bërë driblime në stilin e një sulmuesi, përkundër se është qendërmbrojtës.

Në anën tjetër, Dardanët kanë përçuar një mesazh goditës ndaj presidentit të FSHF-së me një transparent, duke shfaqur edhe njëherë ndjenjat kundër organizimit të Kampionatit Evropian me Serbinë për grupmoshat U21.

“Vëllai vëllain nuk e lëndon, me hasëm shekullor marrëveshje nuk bën!”, shkruhej në transparentin e tifozëve të Kosovës.

Një tjetër transparent ishte edhe: “Ëndrra e të gjithëve, realiteti ynë” – duke shfaqur shqipnojnë dykrenare në hartën e Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy